Insajderi
Lajme

Reagon biznesmeni deputet i VV’së, të cilit shteti i Shqipërisë po ia kërkon 1.5 milion euro për keqpërdorim fondesh

Insajderi
16 March 2026 - 16:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reagon biznesmeni deputet i VV’së, të cilit shteti i Shqipërisë po ia kërkon 1.5 milion euro për keqpërdorim fondesh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ejup Ahmeti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe biznesmen, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural në Shqipëri ka paditur kompaninë e tij, Top Fruits, ku ka kërkuar rikthimin e fondeve të keqpërdorura në vlerë prej 1,2 milion eurosh.

Ahmeti me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se nuk është njoftuar nga gjykata lidhur me padinë që iu është bëjë nga AZHBR’ja e Shqipërisë, shkruan Insajderi.

“Së fundmi disa portale kanë publikuar një njoftim gjyqësor që lidhet me kompaninë Top Fruits, ku unë jam aksionar 50%. Dua të sqaroj opinionin publik se deri në këtë moment unë nuk jam njoftuar as personalisht nga gjykata, ndërkohë që duket se disa portale dinë më shumë për biznesin tim sesa gjykata, administratori i kompanisë apo edhe unë vetë. Kjo ndodh sepse ato flasin sipas mendimit të sponsorëve të tyre”, ka pretenduar Ahmeti.

“Prodhimi është etika e punës, ndërsa disa portale të këtij lloji përdorin etikën e pazarit dhe manipulimit të opinionit publik. Unë besoj te etika e punës dhe te prodhimi. Kur të vijë koha, do të vendosë drejtësia”, ka thënë Ahmeti.

Në mediat shqiptare është publikuar një dokument i lëshuar nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, e cila shpërfaq padinë nga AZHBR’ja ndaj kompanisë së deputetit të LVV’së. Në të, shteti shqiptar kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 1,5 milion eurosh.

Në tetor të vitit 2019 Top Fruits, e cila në atë kohë mbante emrin Doni Fruits, aplikoi për mbështetje nga grantet e Bashkimit Europian dhe ato të qeverisë shqiptare për ndërtimin e një pike grumbullimi për fruta perimet në zonën e Lushnjes.

Granti u miratua në tetor 2019, kur Doni Fruits zotërohej nga Burim dhe Ejup Ahmeti dhe hetimi i OLAF zbuloi se dy shtetasit kosovar kane abuzuar me paratë e përfituara falas nga BE dhe qeveria shqiptare. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark