Insajderi
Lajme

Reagon djali i kryeministrit: Nuk thotë asgjë për terminalin doganor

Insajderi
03 April 2016 - 18:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Djali i Isa Mustafws, biznesmeni Besnik Mustafa, ka reaguar ndaj gjetjes së VV-sw, se kompania e tij bashkëpunon me njw kompani serbe tw udhëhequr nga miliarderi serb ish bashkëpunëtor i Millosheviqit.

Por nuk e ka thënë asnjë fjalë për kompaninë në të cilën ai ka aksione, e që së fundmi ka fituar licencë nga Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga babai i tij, Isa Mustafa.

Reagimi i plotë i Besnik Mustafës:

Lidhur me sulmet e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje të publikura në Portalin Koha dhe në portalet tjera, në emër të kompanisë MAKCAR ju informoj si vijon:

Kompania MAKCAR L.L.C. ka filluar te operoj qe nga dt.14.04.2010. Kjo kompani është e autorizuar për shitjen dhe servisimin e Markës së njohur botërore BMW Group. Kompania MAKCAR L.L.C. nga viti 2010 e deri më vitin 2014 ka qenë e Autorizuar nga MAKKAR DOO – Maqedoni. Ndërkaq me falimentimin e firmës në Maqedoni, Frima e autorizuar në Kosovë nga viti 2015 vepron me autorizim nga M Car DOO me seli në Shkup.

Nga muaji prill i vitit 2014 deri në mars të vitit 2015, MAKCAR në Kosovë, i është rekomanduar nga BMW Group nga Gjermania, që brenda kësaj periudhe të furnizohemi me pjesë rezervë nga përfaqësitë në regjion, të cilat ofrojnë kushte më të përshtatshme, përfshirë edhe DELTA motors, që është përfaqësues zyrtar i BMW Group, në mënyrë që firma të jetë përgjegjëse ndaj klientelës, deri në autorizimin e përfaqësuesve tjerë.

Çdo blerje brenda kësaj periudhe është bërë me transaksion banker, në mënyrë legale, duke përmbushur të gjitha detyrimet ligjore në Kosovë. Pas aktivizimit të firmës së re në Maqedoni, nga muaji prill i vitit 2015 Kompania MAKCAR furnizohet nga M Car në Maqedoni, e cila si e vetme e ka të drejtën e përfaqësimit për territorin e Maqedonisë dhe të Kosovës dhe nuk vazhdon të furnizohet nga firmat e tjera.

Sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kompanisë sime i konsideroj të dëmshme dhe qëllimkëqija. Në këtë kompani punojnë 11 punëtorë, të gjithë nga Kosova, me investime private dhe pa asnjë ngarkesë të sektorit publik. Që nga fillimi i punës, kjo kompani, sado e vogël, ka kontribuar në buxhetin e shtetit në shumë prej mbi 1.5 milion euro. Sulmet e tilla rrezikojnë punën e kompanisë dhe të punëtorëve që punojnë aty.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark