×
  • Op-Ed
  • Insajderi

    Reagon drejtori i Insajderit: Visari nuk ndalet nga sulmet e banditëve pas shpine, është prej të rrallëve që ekspozon mafiozët më të tmerrshëm të Kosovës

    Insajderi
    25 February 2021 - 12:58

    Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka reaguar ndaj sulmit brutal të tre personave ndaj gazetarit hulumtues dhe autorit të InDoks, Visar Duriqi.

    Në vendet si Kosova ku elitat shoqerore dhe pushtetare real janë kriminelët e nëntokës, normalisht që gazetarët sulmohet brutalisht njeri pas tjetrit.

    Visar Duriqi është prej gazetarëve të guximshem në Kosovë. Prej të rralleve që në hulumtimet e tij kanë ekspozuar mafiozët më të tmerrshëm të Kosovës.

    Ka qenë i rrezikuar tërë kohën, por nga institucionet nuk janë marrë seriozisht paralajmerimet e tilla.

    Ky sulm Visarin e ka bërë veç më të fortë. Nuk ndikojnë në karakterin e tij tre banditë që sulmojne pas shpine, si ekzekutues të dëshirave të kriminelëve për të cilët ka raportuar.

    Kjo nuk është hera e parë që ne gazetarët e Insajderit jemi sulmuar fizikisht. Nuk jemi ndalur. Nuk do të ndalemi asnjëherë.

    Në këtë vend nuk është i mjaftueshëm vetëm ndërrimi i emrave të partive në pushtet. Duhet që qytetarët të triumfojnë përballë nëntokës kriminale, e cila është udhëheqëse reale e këtij vendi.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark