×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagon edhe ambasada e Francës për non-paperin ku parashikohet ndarja e Kosovës

    Insajderi
    27 April 2021 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasada e Francës në Kosovës ka mohuar lajmin se kanë përgatitur një dokument të ashtuquajtur “non-paper”, së bashku me Gjermaninë ku thuhet se Kosova dhe Serbia pritet t’ia njohin integritetin territorial njëria tjetrës.

    Përmes një posimi në llogarinë e faqes së ambasadës franceze në Tëitter, thuhet se Franca dhe Gjermania nuk janë burim i të ashtuquajturit non-paper franko-gjerman, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturin non-paper franko-gjerman të botuar sot në Koha Ditore. Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga Përfaqësuesi Special i ngarkuar për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak”, thuhet në reagimin e ambasadës.

    Për këtë lajm ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, të cilin e ka quajtur “Fake News”.

    “E ashtuquajtura “non paper” francezo-gjermane e publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është francezo-gjerman. Ne e përkrahim plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Miroslav Lajcak, siç e theksoi përsëri ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Maas, të enjten e kaluar në Prishtinë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

    Kosova dhe Serbia pritet t’ia njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës, thuhet në një dokument që besohet të jetë një “non-paper”.

    Ky dokument ku pretendohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, thuhet të jetë si nismë e përbashkët e këtyre dy shteteve për rifillimin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje finale.

    Autenticiteti i këtij dokumenti nuk ka qenë i mundur të konfirmohet, por disa diplomatë pak a shumë kanë konfirmuar se pikat që përmenden në të janë në përputhje me ato që pritet të diskutohen në dialog. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark