×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Reagon Edi Rama, i del përsëri në mbrojtje Kosovës

    Insajderi
    15 June 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për rrëmbimin e tre policëve kosovar nga policia serbe.

    Rama ka thënë se KFOR-i si duket nuk do të ndalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve.

    Tutje ai shtoi se ata duhet të kthehen në shtëpi sa më parë, dhe se de-eskalimi mbetet prioritet.

    “Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, ka shkruar Rama.

    Postimi i Edi Ramës në Twitter:

    1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

    2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

    3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

    4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

    5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark