×
  • Showbiz
  • Show

    Reagon Enca pas lirimit nga burgu

    Insajderi
    18 September 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditë më parë këngëtarja e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca u arrestua nga policia e Tiranës.

    Këngëtarja u arrestua për kultivim të bimëve narkotike. Policia zbuloi kanabisin e kultivuar në verandën e banesës.

    Megjithatë, dy ditë më pas Enca u lirua dhe u caktua ndaj saj masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

    Edhe pse u lirua, këngëtarja përgjatë kësaj kohe qëndroi në heshtje deri ditën e sotme ku ‘u bë e gjallë’ në Instagram.

    Ajo postoi një emoji zemër në InstaStory, që me siguri ia ka drejtuar të gjithë atyre që e mbështeten gjatë këtyre ditëve.

    Shihni postimin e saj më poshtë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark