×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon Frashër Krasniqi pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së

    Insajderi
    29 November 2023 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjashtë aktivistë të Partisë Socialdemokrate u arrestuan nga Policia e Kosovës, pas protestës e cila po vazhdon të zhvillohet pranë hotelit ku ndodhet kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ektarina Trendafilova.

    Për arrestimin e aktivistëve të PSD-së ka reaguar edhe Frashër Krasniqi, i cili ka thënë se “krejt ju që thuani se Kurti nuk e bëri Gjykatën Speciale, shiheni si po e mbron atë, me dhunë e arrestime”

    Protestuesit kanë hedhur gaz-lotsjellës pranë “Hotel Sirius” në Prishtinë, aty ku po mbahet protesta.

    Protesta e paralajmëruar nga PSD-ja dhe veteranët e OVL-UÇK’së ka eskaluar në dhunë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark