×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon Hysen Durmishi pasi voziti pa e vendosur rripin e sigurisë

    Insajderi
    12 October 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar pasi është parë teksa voziste pa e vendosur rripin e sigurisë teksa ishte bashkë me ministrin Liburn Aliu për të inspektuar punimet në autoudhën Prishtinë – Gjilan.

    Lidhur me këtë veprim ka reaguar vetë Hysen Durmishi duke thënë se video është bërë aty ku nuk ka qarkullim të automjeteve.

    Ai thotë se nuk ka qenë duke vozitur “por vetëm kam qenë në ulësen e shoferit sa për atë video”, tha Durmishi.

    Reagimi i plotë i tij:

    Po e shoh që qenka bërë e madhe kjo qështja e rripit të sigurisë

    Video është bërë në punishte pra në vendin ku po zhvillohen punimet në autoudhën Prishtinë – Gjilan dhe aty nuk ka qarkullim të automjeteve sepse është e mbyllur për komunikacion. Unë aty nuk kam qenë duke vozitur por vetëm kam qenë në ulësen e shoferit sa për atë video. 

    Nëse konsiderohet që kam shkaktuar ndonjë rrezik në komunikacion jam i gatshëm që të paguaj gjoben.

    Konsideroj që më e rëndësishme është mesazhi që jepet në atë video për një projekt shumë të rëndësishëm që po jetësohet pra rruga Prizren – Tetovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark