Katër persona kanë vdekur në një aksident të rëndë që ka ndodhur mes tri veturave në rrugën Ferizaj-Shtime
Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes tragjike të katër të rinjve.
Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” ka ngushëlluar familjarët e viktimave.
„Jashtëzakonisht i dhembshëm lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin rrugor në aksin Ferizaj – Shtime. Në këto orë të rënda, bashkëndjej me familjarët e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta“, shkroi ai.
Nga QKUK bëjnë të ditur se një femër është në gjendje të rëndë, ndërsa personi tjetër ka marrë lëndime të lehta trupore.