×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon kryetari i Klinës pas vrasjes së dyfishtë

    Insajderi
    13 November 2024 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klinë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri, në një lokal në qendër të qytetit. E lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj.

    Elezaj ka thënë se ky lajm i kobshëm, ka tronditur thellë jo vetëm familjen e të vrarëve, por të gjithë qytetarët. Ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjes së viktimave.

    “Me dhimbje e pikëllim të madhe e kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbeten të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.  Ky lajm i papritur e i kombshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve. Në emrin tim dhe të komunës së Klinës ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin!”, thuhet në reagimin e kryetarit Elezaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark