×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon kryetari i Komunës pas grabitjes në Suharekë

    Insajderi
    22 November 2023 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas plaçkitjes së armatosur që ka ndodhur sot në një argjendari në Suharekë, ku mbeti i plagosur një polic si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka reaguar Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

    Muharremaj ka thënë se ka biseduar me Komandantin e Policisë, i cili i ka thënë se po punohet në zbardhjen e rastit.

    Dhe ka apeluar që të ruhet qetësia.

    “Sapo bisedova me Komandantin e Policisë, për rastin e grabitjes në një lokal në Suharekë, dhe u njoftova se po punohet në zbardhjen e rastit. Apeloj nga të gjithë që ta ruajmë qetësinë dhe të presim raportimin zyrtar. Uroj që ky rast të mos përseritet kurrë në të ardhmen”, ka shkruar Muharremaj në Facebook, teksa ka publikuar një fotografi nga vendi i ngjarjes

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark