×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon Kurti pasi nënkryetares së Zveçanit iu dogj lokali: QUINT-i dhe BE-ja ta dënojnë këtë akt kriminal e qyqar

    Insajderi
    08 March 2024 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me rastin e ndodhur në Zveçan ku nënkryetares së kësaj komune, Natasha Timoniq, i është djegur lokali të premten.

    Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se elemente kriminale kanë zgjedhur sërish dhunën, terrorin dhe sulmin.

    Ky duket të jetë ‘urimi’ i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga struktura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhon”, ka shkruar Kurti.

    Ai më tej është shprehur se shpreson që ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyrës së BE-së, z. Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar.

    “Kurse ndaj serbëve të Kosovës që vazhdojnë të përballen me dhunën fizike e psikologjike dhe kërcënimet e vazhdueshme, është mbështetja e inkurajimi për të plotësuar deri në fund vullnetin e tyre. Shpresojmë që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyres së BE-së, z. Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar“, ka shkruar Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark