×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon ministrja Haxhiu pas zjarrit në IML: Nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mostrave

    Insajderi
    21 November 2023 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për rastin e sotëm ku u dogjën disa zyre në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku sipas saj, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave.

    “Nga vlerësimet fillestare, nuk ka pasur djegie ose dëmtim të mbetjeve mortore, arkivës së IML dhe mostrave”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin e saj në Facebook.

    Sipas Haxhiut ende nuk janë zbuluar rrethanat që kanë shkaktuar zjarrin. “Për shkak të atyre që kanë ndodhur në IML ndërvite, me të drejtë qytetarët mund të jenë të shqetësuar lidhur me këtë mirëpo pa kuptuar shkakun e zjarrit nuk mund të japim informacione më shumë. Sapo të kemi informacione më të detajuara lidhur me rastin, do të njoftojmë me kohë”, ka thënë Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark