×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon Nagavci pas pezullimit të profesorit për ngacmim seksual, zotohet për zero tolerancë ndaj shkelësve të kodit etik

    Insajderi
    23 April 2024 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Etikës dhe Rektorit të UP-së për pezullimin e profesorit të UP-së, Xhevat Krasniqi, pas akuzave për ngacmime seksuale.

    Nagavci tha se asnjë shkelje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar në universitetet e Kosovës, teksa tha se për të gjitha sjelljet që bien ndesh me normat e kodit etik dhe kuadrin normativ, e në veçanti rastet e ngacmimeve seksuale, toleranca do të jetë zero.

    “Mirëpres Vendimin e Këshillit të Etikës dhe atë të Rektorit të UP-së, Prof. dr. Qerim Qerimi. Organet përgjegjëse të Universitetit të Prishtinës, në funksion të autonomisë së tyre, e trajtuan dhe morën vendim për rastin e fundit, sepse qëllimi është i njëjtë, arsimi duhet të udhëhiqet nga kodi etikës dhe sjellja profesionale”.

    “E kundërta do të ndëshkohet gjithmonë!  Shpresoj që edhe organet e hetuesisë të veprojnë me efikasitet në trajtimin e këtij rasti. Si ministre e Arsimit jam zotuar se të gjitha rastet e denoncuara nga studentët nuk do të mbetën më në arkiva dhe zvarriten pa fund nga institucionet që kanë për detyrë t’i trajtojnë ato”, shkroi Nagavci.

    Tutje, ajo apeloi tek të gjitha institucionet arsimore që të ndërmarrin hapa për të parandaluar çfarëdo shkelje të kodit të etikës dhe të kirjojnë mjedise të sigurta, ndërsa inkurajoi studentët që të denoncojnë çdo rast të tillë apo shqetësim që kanë për të ndryshuar sistemin arsimor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark