×
  • Showbiz
  • Show

    Reagon për herë të parë Dijonisi, pasi u largua nga Ferma VIP

    Insajderi
    10 May 2024 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dijonis Biba ka reaguar pas daljes nga Ferma VIP. Ai ka ndarë një foto dhe një mesazh për publikun.

    ‘Faleminderit të gjithë shqiptarëve për mbështetjen, u qofsha fal. Rrugëtimi im te Ferma mbaroi’

    Kujtojmë se një ditë më parë Dijonisi mbylli rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.

    “Unë sot kam vendosur të largohem nga ferma dhe këtë e them seriozisht. Nuk e përballoj dot më, kam ditë që e mendoj. Jam dorëzuar nuk mundem. Valixhen e kam bërë gati, kam folur do largohem tani. Nuk mundem më”, u tha Dijonisi banorëve.

    Dijonisi ka hyrë në fermë që prej fillimit, 22 marsit, ku disa herë është shpallur edhe i preferuari i publikut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark