×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Reagon presidenti i Atleticos/ “Nuk e di kush e ka shpikur historinë e Cristianos”

    Insajderi
    27 July 2022 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Enrique Cerezo ka folur për një nga temat e ditës rreth Atleticos. Presidenti i ‘bardhekuqve’ madrilène, gjatë një homazhi për olimpistët e Barcelonës ‘92 në Muzeun e Sporteve, foli për të ardhmen e Cristiano Ronaldos në ekipin e tij, duke u shprehur shumë qartë.

     “Nuk e di kush e ka shpikur historinë e Cristiano-s, por është praktikisht e pamundur që ai të vijë”,– tha presidenti.

    Përveç kësaj, ai foli edhe për të ardhmen e Griezmann-it dhe kur u pyet nëse francezi ishte në shitje, Cerezo theksoi prerazi: “Me sa di unë, jo. Duket se merret si e mirëqenë nga që ka një derë të hapur, por nuk është kështu. Po thashethemet vazhdojnë të shtohen, do të duket se është e vërtetë, por nuk është”.

    Në fund, në lidhje me financat e klubit, Cerezo pohoi: “Numrat janë trajtuar mirë, por na u desh të shisnim për 40 milionë dhe do të kemi diçka të mirë që të mos jetë e nevojshme ta shesim. Kemi një ekip të mrekullueshëm. Me një ekip të madh dhe me një trajner të madh, me siguri do të kemi një sezon të mrekullueshëm”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark