×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon Surroi ndaj deklaratës së Xhavit Halitit ku u tha se pesëshja e LDK’së i kërkoi Clintonit të mos e njoh UÇK’në

    Insajderi
    21 March 2024 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Publicisti Veton Surroi ka reaguar pas një deklarate të deputetit të PDK’së Xhavit Haliti, ku iu përmend emri.

    Haliti mbrëmë në Pressing deklaroi se një delegacion i LDK’së, kishte shkuar në Uashington duke i kërkuar presidentit amerikan Bill Clinton që mos ta njohin UÇK-në, e pas kësaj, gazetari Baton Haxhiu tha se “kanë qenë Ibrahim Rugova, Pajazit Nushi, Bujar Bukushi, Veton Surroi, Fehmi Agani”.

    Surroi përmes një reagimi në Facebook, e ka quajtur krejtësisht të pa vërtetë, duke mohuar të jetë bërë një kërkesë e tillë nga delegacioni i Kosovës.

    Ai ka shkruar se Rugova, Agani dhe Bukoshi kanë zhvilluar përpjekje që të unifikohet përfaqësimi i Kosovës, me përfshirjen e UÇK-së brenda këtij përfaqësimi.

    Qëndrimi im edhe privat , edhe publik ka qenë nevoja e përfshirjes së UÇK në proces negociator. Disa herë kam deklaruar publikisht se pa pjesëmarrjen e UÇK-së në ekipin negociator nuk është e mundshme marrëveshja për Kosovën. Dr.Rugova, dr,Agani dhe dr.Bukoshi kanë zhvilluar përpjekje që të unifikohet përfaqësimi i Kosovës, me përfshirjen e UÇK-së brenda këtij përfaqësimi.

    Akuza ndaj delegacionit të Kosovës nuk qëndron. Sqarimin po e bëj për hir të historisë, e cila duhet të shkruhet nga burimi e jo nga spekulimi i përnatshëm debatues. E bëj edhe për dy anëtarët e vdekur që kanë mundur të japin shpjegime në të gjallë, por një akuzë e këtillë po ngrihet me dhjetëvjetësh pas vdekjes së tyre”, ka shkruar Surroi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark