×
  • Showbiz
  • Show

    Reagon Valon Maloku pas intervistës së Insajderit për akuzat e rënda të ish anëtarit të ‘It’s my home’

    Insajderi
    19 October 2022 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për prapaskenat jashtë syrit të publikut, në shtëpinë më të përfolur në Kosovë, “It’s my home”, Gazeta Insajderi ka realizuar një intervistë me ish anëtarin e kësaj shtëpie, Egzon Xheravina, i cili ka lëshuar akuza të rënda ndaj organizatorëve të kësaj shtëpie.

    Lidhur me këtë ka reaguar organizatori i It’s my home”, Valon Maloku, i cili ka hyrë në shtëpi dhe u ka treguar banorëve brenda, duke e quajtur një intervistë e budallme. Madje ai shtoi se Egzon Xheravina ka fol keq, ka thënë se këtu ka narkotikë brenda.

    “Ka pas edhe sot tendenca prej portaleve me na sulmu. Është një ish banor që e kemi lut me nejt tri ditë e para edhe ka dasht me dal se si ka hec loja edhe konstant që është duke e rras kryt në raki e sene tjera, edhe për natë shkrun keq. Ka dhënë edhe intervistë, ka fol që këtu ka narkotikë mrena. Prej momentit që i kam thënë jo nuk do ta kthej kërkon, është kthy kundra krejt, kurgjo so tu më bo me atë punë, ka dhënë intevistë, intervistë të budallme, me tituj bombastik”, ka thënë Maloku.

    @mastroblack It‘s my Home reagon per EGZONIN @Valon Maloku #valamala #valamalashow #valonmaloku #itsmyhome #itsmyhomefirstchannel #itsmyhomekosovo #itsmyhomekosova #kosova🇽🇰 #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #prishtina #kosovatiktok🇽🇰🇦🇱❤️ #kosovarepublikë🇦🇱 #viralkosovo ♬ Bahar – Çaçan Beats

    Kujtojmë se Xheravina në intervistën për Insajderin, kishte deklaruar se banorët brenda shtëpisë nuk janë vetëvetja, por aktor nën urdhërat e organiztorëve – Valon Maloku dhe Antigona Kotorri. Xheravina ka hedhur disa akuza të rënda ndaj këtij shou.

    Ai pretendon se në shtëpinë e “It’s my home”, konsumohen lëndë narkotike.

    “Ditën e dytë banorët brenda i kemi bo analizat, e gjakut dhe të urinës, për smundje për për landë narkotike, une e di që mrenda ka banorë që përdorin substanca narkotike”, deklaroi ai Egzon Xheravina.Madje tutje ai ka hedhur dyshime se ka kamera në banjot e shtëpisë.

    Derisa ka ngritur dyshime edhe për kamerat në banjo.

    “Kur e kena mbajtë mbledhjen e fundit, një natë para se me hy, pyetja ime u kon për kamerën në banjo, unë e kam kuptu , për një moment më thotë që është një censor në banjo që nëse bën dikush vetëvrasje ata me e ditë, por të njëjtën kohë thotë që qatë cenzorë e sheh vetëm unë(Antigona) dhe Valoni. Privatësia jonë është komplet, në publik nuk e qesin, por komplet e shohin Valoni, Antigona dhe regjia”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark