×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon vëllai i Liridona Ademajt pas publikimit të dëshmisë së Naim Murselit

    Insajderi
    26 January 2024 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vëllai i Liridona Ademajt ka reaguar pas publikimit në media të dëshmisë së Naim Murselit dhënë hetuesve policorë më 1 dhjetor.

    Leonard Ademaj tha se nuk komentojnë përmbajtjen e deklarimeve për të respektuar në plotni procedurën penale.

    Këtë javë prokurorja e rastit së bashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë”.

    Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe procedurën penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve”, ka shkruar Ademaj.

    Tutje, vëllai i Liridonës tha se familja është e kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e të dyshuarve dhe kanë besim të plotë në punën e saj.

    Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë e vajzat e vrara”, ka shkruar ai në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark