×
  • Sport
  • Insajderi

    Reagon Vjosa Osmani pas eliminimit të Majlinda Kelmendit: Ajo mbetet kampione olimpike e përhershme

    Insajderi
    25 July 2021 - 08:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Osmani: Majlinda mbetet kampione olimpike e përhershme, është ajo që i dha Kosovës shkëlqimin e parë

    Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi humbi ndaj hungarezes Reka Pupp në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

    Por Majlinda për shqiptarët do të mbetet kampione olimpike e përhershme. Kështu thotë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Osmani shkruan se Majlinda është ajo që i dha Kosovës shkëlqimin e saj të parë dhe se ajo ndriçoi emrin e Kosovës para gjithë botës.

    “Majlinda për ne mbetet kampione olimpike e përhershme. Është ajo që i dha Kosovës shkëlqimin e saj të parë, ajo që e ndriçoi emrin e Kosovës para krejt botës, ajo që ngriti flamurin tonë atje ku nuk arrinte askush tjetër dhe bëri që të dëgjohej e nderohej himni ynë në vende që nuk na njohin. Majlinda i solli Kosovës respekt më shumë se çdokush tjetër. Ajo i dha motiv çdo fëmije, çdo të riu, e mbi të gjitha çdo vajze, për të luftuar për ëndrrat e veta e për t’u ringritur gjithnjë pavarësisht sfidave. Faleminderit kampione, për këto e shumëçka tjetër. Sepse ajo çfarë ke bërë ti për Kosovën tejkalon çdo medalje. Pavarësisht rezultatit të sotëm, ti tashmë ke realizuar ëndrrën e një populli të tërë. Por jo vetëm falënderim Majlindë. Me ty jemi të gjithë, e arta jonë. Majlinda është Kosova!”, ka shkruar në “facebook” presidentja Osmani. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark