Do të zhvillohet sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” ndeshja kthyese e çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Chelseas.
Sfida e parë e zhvilluar javën e kaluar përfundoi me fitoren e skuadrës spanjolle me rezultat 3-1 që i jep avantazhin edhe në ndeshjen kthyese, por trajneri Carlo Ancelotti ka deklaruar para mediave se ata presin një paraqitje tjetër të Chelseat në ndeshjen e dytë dhe se nuk e kanë të sigurtë kalimin në gjysmëfinale.
Nga ana tjetër, trajneri i Chelseat Thomas Tuchel theksoi në një konferencë për media se i pret një punë shumë e vështirë dhe do të jetë pothuajse e pamundur që skuadra e tij ta përmbysë rezultatin.
Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Nacho, Alaba, Mendy, Casemiro, Kroos, Modric, Valverde, Vinicius, Benzema.
Chelsea: Mendy, Christensen, Silva, Rudiger, James, Alonso, Kante, Jorginho, Mount, Ziyech, Havertz.