Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, u shfaq duke tallur përpjekjen e Real Madridit për Kylian Mbappe, pasi ata rifituan titullin e Ligue 1 të shtunën.
Një barazim 1-1 me Lens i mjaftoi PSG-së për të krijuar një avantazh të pakapërcyeshëm pikësh në krye të tabelës, duke fituar titullin e Francës me katër ndeshje të mbetura.
E ardhmja e Mbappes është spekuluar prej kohësh. Fituesit të Kupës së Botës i skadon kontrata në verë dhe dihet se adhurohet dhe admirohet nga Real Madridi.
Megjithatë, PSG-ja është rikthyer në bisedimet për kontratën kohët e fundit, me vetë sulmuesin që pranoi se ka ‘elementë të rinj’ që mund të çojnë në një marrëveshje të re.
Pavarësisht zhurmës së jashtme, zyrtarët e gjigantëve francezë kanë qenë gjithmonë të bindur se Mbappe është pjesë e planeve të tyre afatgjata.