×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Real Madrid me një dorë te titulli, Benzema humb dy penallti

    Insajderi
    20 April 2022 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Humbja në El Clasico vetëm sa e ka zgjuar Real Madrid, që ka marrë fitoren e katërt radhazi dhe kryeson bindshëm në LaLiga. Sot ekipi i drejtuar nga Ancelotti mposhti me rezultatin 3-1 në transfertë skuadrën e Osasuna.

    Ndeshja nisi me vrull, pasi në 13 minuta u shënuan dy gola. Fillimisht ishte David Alaba, ai i cili brenda zone nuk fali dhe kaloi skuadrën e Real Madrid në avantazh.

    https://www.youtube.com/watch?v=fcRaktJOby4

    Një minutë zgjati epërsia, pasi Budimir shënoi menjëherë për Osasuna. Real Madrid e kishte të qartë se kjo ndeshje duhej fituar dhe në fundin e pjesës së parë Asensio riktheu epërsinë.

    Reali shkoi i qetë në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që në pjesën e dytë u akorduan dy penallti në favor të kryesuesve të LaLiga. Benzema u vu përballë Herrera dhe në 7 minuta ai ia priti francezit të dyja penalltitë.

    https://www.youtube.com/watch?v=DV1Rk-aSq9Y

    Realit i duhej goli i qetësisë dhe mund ta shënonte me Nacho e Vinicius, por pa sukses. Në minutën e fundit shtesë realizoi edhe Vasquez, për t’u mbyllur llogaritë. Ekipi i Ancelottit mori tre pikë të tjera që e afrojnë edhe më shumë me titullin kampion. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark