Real Madridi nuk e ka ndërmend ta shkarkojë Carlo Ancelottin pas humbjes në El Clasico nga Barcelona.
Sipas “Marcas” drejtuesit e klubit i kanë dhënë besimin e plotë trajnerit italian për të mbetur në krye të skuadrës.
Real Madridi është lider në La Liga derisa do të luajë edhe në çerekfinale të Champions Leagues ndaj Chelseat. Ancelotti ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024.