Real Madridi mposhtën me autoritet Juventusin 2-0, me golat e Benzema dhe Asensios, për të shënuar fitoren e parë të parasezonit dhe për t’i dhënë fund turneut në Shtetet e Bashkuara. Në provën e parandeshjes për Superkupën e Europës më 10 gusht kundër Eintracht Frankfurt, Carlo Ancelotti pati të njëjtët lojtarë që mundi Liverpool-in në finalen e Parisit për Champions Leagues dhe testi kaloi pa problem.
Skuadra ‘los blancos’, pa u dukur, shfaqi më shumë shkëndijë, ritëm dhe kohezion se në dy miqësoret e mëparshme dhe e kontrolloi pothuajse të gjithë ndeshjen me aftësi. Përtej fitores, Madridi dha shenja gatishmërie për t’u përballur me Eintracht-in.
Të ‘qepur’ mirë nga Modric dhe Kroos , skuadra e Ancelottit shpejt futi në orbitë Benzema dhe Vinicius, të cilët kishin më shumë se sa duhet për të gjeneruar kaos në mbrojtjen rivale. Në një kundërsulm, Danilo, i ngathët në tërheqjen e tij, rrëzoi bashkëkombasin e tij brenda zonës. Benzema (19’) nuk fali nga njëmbëdhjetë metra për të shtuar golin e dytë tij të parasezonit dhe për të konfirmuar se është ende i ëmbël.
Në pjesën e dytë, Hazard dhe Asensio, i dhanë një intensitet dhe ritëm plus Realit që Juventusi nuk ishte në gjendje ta kundërshtonte. Mes belgut dhe balearit, me ndihmën e Vallejo (mbrojtës i majtë i improvizuar) gatuan 2-0. Pas një kombinmi të bukur midis tyre, Asensio (69’) e pati të lehtë të shtynte topin në rrjetë për 2-0.
Që atëherë, dhe me të dy skuadrat të deformuara nga ndryshimet, ndeshja humbi rendin dhe interesin. Për Madridin, pas një pjese të parë shumë serioze, gjëja e rëndësishme ishte bërë tashmë. Bardhezinjtë janë gati të përballen me titullin e parë të sezonit.