Real Madridi dhe Barcelona do të përballen me njëri-tjetrin në një duel miqësor që do të zhvillohet në Las Vegas të shtunën mbrëma – ose më mirë thënë të dielën në mëngjes, për ne në Evropë.
Për Los Blancos, kjo do të jetë ndeshja e parë e parasezonit 2022/23, ndërsa Barcelona tashmë ka luajtur disa miqësore.
Përpara kësaj El Clasico, nënshkrimi i ri i Barcelonës, Raphinha, ka pohuar se ekipi i tij është superior ndaj Real Madridit. Pra, le të krahasojmë skuadrat e dy skuadrave.
Real Madrid vs Barcelona: Nënshkrimet e verës
Real Madridi ishte në ndjekje të Kylian Mbappe, i cili vendosi të qëndrojë në Paris Saint-Germain.
Pasi francezi hodhi poshtë Los Blancos, kampionët e La Liga forcuan mbrojtjen dhe mesfushën e tyre duke nënshkruar me Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchouameni.
I pari mbërriti si lojtar i lirë, pas largimit nga Chelsea, dhe ky i fundit u bashkua nga Monaco për 80 milionë euro.
Sa i përket Barcelonës, katalanasit kanë qenë shumë aktivë në afatin kalimtar, pasi kanë shpenzuar tashmë 105 milionë euro për të nënshkruar me Raphinha, Robert Lewandowski, Andreas Christensen, Franck Kessie dhe Pablo Torre.
Vlera e skuadrës së Real Madridit është 843.5 milionë euro, ndërsa vlera e Barcelonës aktualisht është 771.20 milionë euro.
Los Blancos kanë skuadrën e pestë më të vlefshme në Evropë, ndërsa Blaugranat janë në vendin e shtatë në atë listë.
Real Madrid vs Barcelona: Mbrojtjet
Aktualisht i konsideruar si portieri më i mirë në Evropë, Thibaut Courtois do të jetë në portë për Los Blancos sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, Rudiger iu shtua një mbrojtje të fortë qendrore që tashmë përbëhej nga Eder Militao, David Alaba dhe Nacho Fernandez.
Sa i përket Barcelonës, ata ende duhet të nënshkruajnë e një qendërmbrojtës, me Jules Kounde dhe Inigo Martinez që janë në radarin e tyre.
Real Madridi gjithashtu duket superior si në mbrojtësin e djathtë ashtu edhe në atë të majtë, ku Dani Carvajal dhe Ferland Mendy u paraqitën sezonin e kaluar.
Blaugranët janë ende në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, ndërsa Jordi Alba është një titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë.
Real Madrid vs Barcelona: Mesfushorët
Real Madridi ka më shumë thellësi këtu, me gjashtë lojtarë kryesorë: Casemiro, Toni Kroos, Luka Modric, Tchouameni, Eduardo Camavinga dhe Fede Valverde.
Ata kanë edhe Dani Ceballos, por e ardhmja e tij është ende e pasigurt.
Barcelona, nga ana tjetër, duket më e dobët në këtë fushë, me Sergio Busquets, Pedri, Torre, Sergi Roberto, Gavi dhe Frenkie de Jong që për tre vende.
Të gjashtë janë lojtarë të ngjashëm dhe vetëm Kessie mund t’i ofronte diçka ndryshe skuadrës.
Real Madrid vs Barcelona: Sulmi
Karim Benzema dhe Vinicius formuan një nga dyshet më të mira sulmuese në Evropë sezonin e kaluar dhe do të tentojnë të bëjnë njëjtë edhe këtë sezon.
Në Camp Nou, Lewandowski dhe Ansu Fati pritet të jenë startues të padiskutueshëm në atë që mund të bëhet një partneritet i jashtëzakonshëm sulmues për Blaugranët.
Sa për pjesën tjetër, Barcelona duket se ka më shumë thellësi me Ferran Torres, Ousmane Dembele, Raphinha dhe Pierre-Emerick Aubamenyang.
Në anën tjetër te Real Madridi janë Rodrygo, Marco Asensio dhe Eden Hazard.
/Telegrafi