Shefi ekzekutiv i Manchester City, Ferran Soriano, beson se Real Madridi e fitoi me fat Ligën e Kampionëve këtë vit. Rrugës drejt trofeut të 14-të në histori, Madridi e mundi edhe kampionin anglez.
Soriano këmbëngul se Manchester City nuk është i fiksuar pas trofeut të Ligës së Kampionëve.
City ka shpenzuar shumë para në kërkim të kurorës së lakmueshme evropiane, por nuk ka mundur të arrijë më shumë se deri në finale dhe sezonin e kaluar u mund nga Real Madridi në gjysmëfinale.
“Liga e Kampionëve është trofeu që e duam, por ne e dimë se nevojitet fat dhe ne nuk jemi të fiksuar pas tij”, tha Soriano.
“Njerëzit sot flasin për suksesin që Madridi e ka pasur në vitet e fundit dhe mendoj se do të ishte e drejtë nëse themi se ata ishin me fat. Mbase mund të them se ata meritonin të humbnin kundër PSG-së, Chelsea, neve apo Liverpoolit”, shtoi ai.