Real Madridi futet në garë për Nico Williams, gati t'ia paguajnë klauzolën - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Real Madridi futet në garë për Nico Williams, gati t’ia paguajnë klauzolën

    Insajderi
    20 May 2025 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi është i interesuar për transferimin e Nico Williams nga Athletic Bilbao.

    Anësori spanjoll ishte afër kalimit te Barcelona verën e kaluar, por vendosi të qëndrojë te klubi i tij i fëmijërisë.

    Tani, Real Madridi e sheh atë si një objektiv serioz për të forcuar repartin ofensivë.

    Në rast se Williams transferohet në ‘Santiago Bernabeu’, një prej sulmuesve aktualë, si Rodrygo, mund të largohet. Braziliani është lidhur me klube të Ligës Premier.

    Klauzola e lirimit e Williams varion nga 55 deri në 60 milionë euro, shumë që konsiderohet e arsyeshme për një klub të madh si Reali.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark