×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Real Madridi hyn në garë për Florian Wirtz

    Insajderi
    08 May 2024 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Florian Wirtz, 21 vjeç, është një nga yjet e Bayer Leverkusenit dhe prej më meritorëve për suksesin historik të tyre.

    Mesfushori i ri po kalon një sezon të mrekullueshëm dhe në Gjermani tashmë e kanë vendosur në orbitën e Bayern Munich për sezonin e ardhshëm.

    Megjithatë, Sport Bild ka zbuluar se një tjetër prej gjigantëve të Evropës dëshiron Wirtzin.

    Bëhet fjalë për Real Madridin, i cili sipas mediave gjermane është shumë i interesuar për nënshkrimin e lojtarit. Edhe pse “Los Blancos” nuk do ta donin për këtë verë, por për vitin e ardhshëm.

    Arsyeja është se nëse situata nuk ndryshon shumë, Kroos do të rinovojë me Real Madridin edhe për një sezon dhe Wirtz do të ishte zëvendësuesi i bashkëkombasit të tij në mesfushën e madrilenëve.

    Mesfushori ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është 100 milionë euro, sipas Transfermarkt.

    Në Gjermani thonë se Wirtz nuk po mendon të largohet nga Leverkusen këtë verë, sepse ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve me Bayer Leverkusen sezonin e ardhshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark