
Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht për largimin e Marco Asensios.
Spanjolli do të largohet nga “Santiago Bernabeu” si futbollistë i lirë pas shtatë sezoneve, shkruan Gazeta Express.
Ai iu bashkua “Los Blancos” kur ishte vetëm 20 vjeç dhe ka arritur të hyjë në historinë e klubit si pjesë e një ekipi që ka luajtur në një nga periudhat më të suksesshme.
Asensio ka fituar 17 tituj me Real Madridin gjatë kësaj periudhe.