×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Real Madridi reagon pas vdekjes tragjike të ish-futbollistit

    Insajderi
    14 April 2022 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti kolumbian, Freddy Rincon ka humbur jetën në moshën 55-vjeçare pas dëmtimeve të rënda në kokë që i pësoi në një aksident me veturë në qytetin e Calit ditë më parë.

    Rincon kishte pësuar lëndime të rënda pasi vetura të cilën po e voziste ishte përplasur me një autobus të hënën, njofton “Sky Sport”.

    Në lidhje me vdekjen e ish-futbollistit ka reaguar edhe klubi mbetëror, Real Madridi nëpërmjet një komunikate, përcjell FrontOnline.

    Kryetari i klubit dhe Bordi i Drejtorëve të tij kanë shprehur keqardhje për humbjen e ish-futbollistit të klubit, duke u shprehur ngushëllime të afërmve, shokëve të skuadrës, trajnerëve dhe gjithë të dashurve të tij.

    “Real Madrid CF, Kryetari dhe Bordi i Drejtorëve të tij shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e Freddy Rincón, një lojtar i Real Madridit ndërmjet viteve 1995 dhe 1996”.

    “Real Madrid dëshiron të shpreh ngushëllimet e tij, dashurinë dhe dashurinë e tij për të gjithë të afërmit, shokët e skuadrës dhe trajnerët e tij. klubet dhe të gjithë të dashurit e tyre”, thuhet në reagimin e Los Blancos.

    Freddy Rincon ishte pjesë e klubit nga kryeqendra spanjolle ndërmjet viteve 1995 dhe 1996.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark