×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi triumfon sërish në “El Clasico”, i afrohet edhe më shumë titullit

    Insajderi
    21 April 2024 - 23:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi ka triumfuar në “El Clasico” për të bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit.

    Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi me përmbysje ndaj Barcelonës, në një ndeshje që prodhoi spekatakël golash, shkruan Gazeta Express.

    Derbi i luajtur në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 3:2.

    “Blaugranët” kaluan të parët në epërsi me golin e Andreas Christensen (6’).

    “Los Blancos” reaguan më vonë, me Lucas Vasquez që nxori një penallti. Penalltia u shndërrua në gol nga Vinicis Junior (18’).

    Me rezultat të barabartë u mbyll pjesa e parë.

    Barça arriti sërish në pjesën e dytë që të kthej epërsinë, me Fermin Lopez (68’).

    Pas kësaj, koha ishte për skuadrën nga Madridi, që shënoi dy golat e përmbysjes dhe fitores.

    Lucas Vasquez (73’) dhe Jude Bellingham (90+1’) ishin autorët e golave të fitores për madrilenët.

    Real Madridi tani ka 81 pikë në krye të tabelës, 11 më shumë se Barcelona.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark