Real Madridi është gati të mirëpresë Eder Militaon përpara kohës vendimtare të sezonit.
Mbrojtësi brazilian grisi ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gusht teksa luante kundër Athletic Bilbao dhe që atëherë, ai ka punuar për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjashtë muaj pas incidentit dhe operacionit të mëvonshëm, Militao tashmë është duke bërë punë individuale me topin.
Siç raportohet nga mediumi Relevo – Militao është “praktikisht gati” për të rikthyer në aksion.
Pritet që Militao të kthehet në stërvitjet në grup në të ardhmen shumë të afërt, me synimin që ai të rikthehet me kohë për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve që do të fillojnë në fillim të prillit – me kusht që Real Madrid të eliminojë RB Leipzig në fazën e 1/8-tës.
Militão is expected to return to group training soon. He could even play in the Champions League quarterfinals if Real qualify.
— @relevo pic.twitter.com/ATE8DlDs2q— Madrid Universal (@MadridUniversal) February 24, 2024