×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridit i humb durimi, i gatshëm të shes Eden Hazard

    Insajderi
    07 May 2021 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Real Madrid shpenzoi 100 milion euro për Eden Hazard në verën e vitit 2019. 30-vjeçari belg realizoi ëndrrën e tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, por nuk ia ka dalë të lërë shenjën e tij tek ekipi i Zinedine Zidane.

    Shumë dëmtime, probleme fizike të pafunda dhe pak eficencë në ato takimet që ka luajtur. Fantzisti po qëllon një investim i gabuar deri tani dhe drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të nxjerrin në shitje.

    Chelsea vs Real Madrid | UCL: Real Madrid fans fume at image of Hazard  laughing with Chelsea players | Marca

    Mediat spanjolle raportojnë se mjaftojnë 50 milion euro për ta lënë të lirë Eden Hazard, i cili nuk e ka kuptuar akoma se çfarë do të thotë të luash me Real Madrid sipas drejtuesve të klubit të famshëm iberik. /insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark