×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Realizohet fotografia familjare e Samitit në Tiranë, Bërnabiq s’del në foto për shkak të flamurit të Kosovës

    Insajderi
    16 October 2023 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Siç e do zakoni, pjesëmarrësit e Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, kanë realizuar “fotografinë familjare” në Tiranë.

    Fotografia është shkrepur nën ritmin e muzikës folklorike shqiptare e të Ballkanit dhe vallëzimit të valltarëve të Ansamblit.

    Liderët evropianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë argëtuar teksa duartrokitën nën ritmin e muzikës.

    Pjesë e fotografisë ishin të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, përveç kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

    Siç raportojnë disa media, ajo nuk ka dashur të dalë në fotografi për shkak të flamurit të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark