×
  • Sport
  • Sport

    Realizoi golin e fitores – kjo është deklarata e Korenicës pas triumfit në Shkup

    Insajderi
    19 August 2022 - 00:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ballkani ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në udhëtim ndaj Shkupit.

    Skuadra kosovare arriti triumfin me rezultat 1-2 në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën e Play Offit për kualifikimet e Europa Conference League.

    Të parët në avantazh kaluan vendasit me golin e Adetunjit në minutën e 19’të.

    Kampionët e Kosovës u kundërpërgjigjen shpejt pas 4 minutave lojë me anë të Albion Rrahmanit i cili u bë edhe golashënuesi më i mirë i kësaj faze të garës me 6 gola të shënuar.

    Në pjesën e dytë Korenica i dha fitoren Ballkanit me anë të një supergoli në minutën e 67’të të takimit.

    Pas ndeshjes ka folur pikërisht mesfushori, Meriton Korenica i cili u shpreh se ka ende lojë deri në arritjen e ëndrrës së madhe.

    “Ishte një lojë shumë e vështirë, duke ditur që Shkupi bën lojë të mirë. Iu qasëm ndeshjes maksimalisht dhe e bëmë atë që e kemi punuar gjatë javës. Shpresojmë ta mbrojmë rezultatin 2-1 dhe të avancojmë në fazën grupore”.

    “Loja ishte e hapur, me shumë posedim të topit. Shkupi e ka pasur posedimin, ne bëmë lojë të mençur, duke ditur që Shkupi ka shumë individë të mirë”.

    “Shpresojmë që të kalojmë në fazën tjetër. Ne e luajmë lojën tonë, nuk e shikojmë cili është kundërshtari”.

    “Sonte e kishim kujdesin dhe shënuam dy gola. Do të bëjmë gjithmonë lojën tonë. Janë edhe 90 minuta dhe shpresojmë të mos shkojmë në lojën shtesë”, ka thënë Korenica.

    Kujtojmë se ndeshja kthyese luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë javës që vjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark