×
Show

Recetë efikase për luftimin e celulitit

Insajderi
11 May 2016 - 09:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Celulitin e quajmë sindroma e lëkurës së portokallit dhe asnjë nga femrat nuk e dëshiron. Ka shumë zgjidhje që premtojnë largimin e celulitit, por në mesin e tyre më efektive janë recetat natyrore. Në listën e më të mirave janë përbërësit: kafe, kripë, sheqer, vaj bajame.

Do t’ju propozojmë një seri me këshilla, të cilat garantojnë shkrirjen e dhjamit të akumuluar nën lëkurë, disa ide që sigurisht do t’ju japin më shumë besim për të parë rezultate të shpejta.

Përbërësi kryesor në këtë recetë është kafeina. Kafeina është efektive për nxitjen e qarkullimit dhe trajtimin e celulitit.

Përbërësit:

  • ½ Gotë me kafe të bluar të freskët
  • ¼ Gotë me kripë himalaje
  • ¼ Gotë me sheqer (ngjyrë kafe)
  • ¼ Gotë me vaj bajame të ëmbël Si ta përdorni:

Përzieni së bashku kafenë, sheqerin dhe kripën. Pastaj shtoni vajin e bajames së ëmbël, dhe përzieni mirë. Ndërkohë që jeni në dush, masazhoni lëkurën tuaj me lëvizje rrethore për 5-10 minuta, duke u fokusuar në zonat e prekura nga celuliti. Në fund, shpëlani mirë me ujë të ngrohtë dhe sapunin anit-celulit me alga deti për efekt më të shpejtë. Skrubi aplikohet 2 herë në javë. Do të vëreni që ky skrab do të ketë efekte pozitive në cilësinë e lëkurës tuaj. Përveç kesaj, provoni duke shtuar pak piper të kuq djegës në dietën tuaj çdo ditë, në gotën me ujë dhe limon. Do të vëreni që celuliti do të zhduket, duke ju bërë të ndiheni më energjike, të freskëta dhe tërheqëse.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark