×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica: NISMA është e çdo qytetari që ideali i tij për atdheun është betimi i UÇK-së Adem Jasharit

    Insajderi
    28 January 2021 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Skender Recica, ka ftuar qytetarët që të rreshtohen karshi partisë së tij, e cila do të mbrojë vlerat kombëtare.

    Sipas Reçicës, Nisma është e çdo qytetari të vendit që ideali i tij për atdheun është betimi i çlirimtarit, i UÇK-së së Adem Jasharit, i Hasan Prishtinës e Adem Demaçit.

    “Me Çlirimtarët!Ti qytetar, gjysh, prind dhe ju rini rreshtohuni me NISMA Socialdemokrate, në rrugëtimin e mbrojtjes së vlerave që janë themel i ekzistencës tonë kombëtare, zhvillimit dhe prosperimit ku në shtetin tonë të gjithë do të jemi të barabartë.NISMA Socialdemokrate është e çdo qytetari të vendit që ideali i tij për atdheun është betimi i çlirimtarit, betimi i UÇK-së së Adem Jasharit, amaneti i Hasan Prishtinës e Adem Demaçit, me ata që rrugëtimin e shtetndërtimit e kanë njëkahësh, drejt aleancës veriatlantike dhe përkatësisë tonë perëndimore.Na priftë e mbara bashkërisht!”, ka shkruar Reçica.

    Skender Reçica në zgjedhjet e 14 shkurtit mbanë numrin 10. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark