Kandidati i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, për deputet, Skënder Reçica, ka thënë se kundërshtarin e tyre, PDK-në, e ka kapluar frika.
Ai ka thënë se priogrami i tyre është një program që mbron çlirimtarrët, themelet e shtetit të Kosovës.
Sipas tij, duhet të thonë stop gjithë atyre që duan ta shtrëmbërojnë të vërtetën.
“Këto zgjedhje nuk janë të jashtëzakonshme, pse po mbahen jashtë afatit kushtetues, por nga një kontekst tjetër. Mos të harrojmë një gjë, për 15 muaj kanë shkuar tri qeveri, të gjitha këto kanë shkuar për shkak të dialogut. Tani kur jemi në këtë situatë duhet t’i analizojmë pak më thellë. Intenca për t’i përsekutuar çlirimtarët, nuk e ka karakterin për t’i ndjekur individët. Përndjekja, nuk duhet të shihet në aspektin individual sepse asnjërin nuk ka shkuar atje për të bëmat pas lufte, por kanë shkuar si çlirimtarë, madje kanë shkuar drejtuesit me të lartë”, tha ai.
Ndërsa, ka akuzuar Hoxhajn dhe PDK-në se i ka kapluar frika.
“Puna e hyrjes në moalicion që është folur para fushatës, mungesa e një lidershipi të mirëfilltë brenda PDK-së, një jo PDK pa UÇK ka filluar të marrë jehonë, flet goxha shumë. Si duket brenda PDK-së ka filluar t’i kaplojë frika nga vlerat e UÇK-së. Ajo parti është duke vuajtur për lidership”, ka thënë Reçica në ATV. Insajderi.org