Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Skënder Reçica, ka rikujtuar rënien e tre luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, shkruan Insajderi.
Permes nje postimit te tij ne Facebook, Recica ka thënë se Kosova është bërë dhe po rrugëton në jetësimin e amanetit tuaj.
“Përjetësimi juaj 24 vite më parë hero Zahir, Edmond, Hakif shënon ringritjen përfundimtare të rrugës për çlirimin e atdheut. Kosova është bërë dhe po rrugëton në jetësimin e amanetit tuaj.Lum ky komb që patë burra si JU”, ka shkruar Recica./Insajderi.org