Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Skënder Reçica, ka kërkuar votën e qytetarëve, pasi vota për të, është votë për të drejtat e punëtorëve dhe sigurisë në punë.
Ai ka theksuar se punëtorët përpos të ardhurave më të dinjitetshme do të kthehen të sigurtë nga puna në familjet e tyre.
“Siguria dhe shëndeti në punë. Punëtorët përpos të ardhurave më të dinjitetshme do të kthehen të sigurtë nga puna në familjet e tyre. Masat e sigurisë dhe shëndetit në punë do të zbatohen pa kompromis”.
“E në rast të aksidenteve të gjithë punëtorëve do t’iu sigurohet pensioni invalidor i punës e ai familjar, e jo të lihen në mëshirën e fatit. Vota juaj për NISMA Socialdemokrate dhe për mua është votë për të drejtat e punëtorëve. #MeÇlirimtarët 121, #SkenderReçica 110”, ka thënë Reçica përmes një statusi në rrjetin social Facebook. Insajderi.org