×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Redmi K20 vjen me kamerë pop-up

    Insajderi
    26 May 2019 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak ditë më parë, Redmi lëshoi ​​një foto të telefonit Redmi K20 me ngjyrë të kuqërremtë. Tani është shfaqur edhe një tjetër foto e telefonit, që tregon modelin në variant blu.

    Versionet blu dhe të kuqe të telefonit konfirmojnë gjithashtu ekzistencën e kamerave pop-up, si dhe të dhënat se K20 ka një kornizë të hollë dhe se nuk ka prerje në ekran.

    Fotografitë gjithashtu ripohojnë specifikimet për modelin standard K20, të tilla si procesor Snapdragon 730, kamerë kryesore 48MP dhe bateri 4000mAh.

    Redmi ka konfirmuar më parë funksione të tilla si tri kamera të pasme, xhirim 960 FPS slow-mo, sensor gjurmë gishtash në ekran dhe DC Dimming.

    Pritet që K20 Pro do të vijë me këto funksione, por me procesor Snapdragon 855 premium. Çmimi i  Redmi K20 në Kinë do të jetë rreth 380 dollarë, që është më pak se modeli bazë Xiaomi Mi 9.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark