Insajderi
Biznes

Redmi Note 7 dërgohet në hapësirë, u kthye pa dëmtime – video

Insajderi
07 May 2019 - 11:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deri tani kemi pasur mundësinë të shohim një numër të madh testesh të pazakonta për Redmi Note 7.

Për të provuar se telefoni karakterizohet nga një cilësi e pakrahasueshme e prodhimit, Xiaomi tani ka dërguar një kopje në univers.

Telefoni krijoi fotografi në lartësi mbi 32.000 metra, pas së cilës u ul në Tokë pa ndonjë dëm të madh.

Shumë entuziastë kanë dërguar ende në hapësirë kamera dhe pajisje të tjera GoPro me ndihmën e balonave meteorologjike, por kjo është hera e parë që Xiaomi është futur në një aventurë të tillë.

Redmi Note 7 madje krijoi fotografi, të cilat më vonë u botuan në profilin Twitter të prodhuesit kinez.

Është interesante se në një lartësi prej 35,375 metra dhe në 1 KPa presion atmosferik, balona shpërtheu, gjë që e bëri kthimin e telefonit në Tokë.

Edhe pse i gjithë sistemi ka rënë nga e gjithë kjo lartësi, është një arritje e vërtetë pasi pajisja nuk ka pësuar dëmtime.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark