×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Reflekse nga leximi i romanit “Gryka e kohës” të Migjen Kelmendit

    Insajderi
    18 May 2023 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autore: Alida Muça

    𝘐𝘬𝘫𝘢 𝘴𝘩𝘱𝘦𝘴𝘩. 𝘋𝘩𝘦 𝘦 𝘬𝘵𝘩𝘦𝘫𝘢 𝘬𝘰𝘬𝘦̈𝘯 𝘱𝘢𝘴. 𝘋𝘩𝘦 𝘵𝘩𝘰𝘯𝘦̈, 𝘯𝘦̈ 𝘢𝘵𝘦̈ 𝘤̧𝘢𝘴𝘵 𝘥𝘦̈𝘴𝘩𝘪𝘳𝘰𝘯 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘵𝘩𝘦𝘩𝘦𝘴𝘩 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘥𝘪𝘵𝘦̈. 𝘋𝘩𝘦 𝘬𝘵𝘩𝘦𝘩𝘦𝘴𝘩𝘢. 𝘈𝘴𝘨𝘫𝘦̈ 𝘯𝘶𝘬 𝘪𝘴𝘩𝘵𝘦 𝘦 𝘯𝘫𝘦̈𝘫𝘵𝘦̈. 𝘈𝘴 𝘱𝘦𝘪𝘻𝘢𝘻𝘩𝘦𝘵, 𝘢𝘴 𝘯𝘫𝘦𝘳𝘦̈𝘻𝘪𝘵, 𝘢𝘴 𝘶𝘯𝘦̈… 𝘌 𝘬𝘶𝘱𝘵𝘰𝘷𝘢. 𝘕𝘶𝘬 𝘥𝘶𝘩𝘦𝘵 𝘵𝘦̈ 𝘬𝘵𝘩𝘦𝘩𝘦𝘴𝘩. 𝘈𝘫𝘰 𝘲𝘦̈ 𝘬𝘢 𝘲𝘦𝘯𝘦̈ 𝘦 𝘣𝘶𝘬𝘶𝘳, 𝘭𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘣𝘦𝘵𝘦𝘵 𝘱𝘦̈𝘳𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘮𝘰𝘯𝘦̈ 𝘯𝘦̈ 𝘦̈𝘯𝘥𝘳𝘳𝘢. 𝘋𝘰 𝘵𝘦̈ 𝘻𝘨𝘫𝘢𝘴𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳𝘫𝘦𝘵𝘦̈.”

    Sergej Esenin

    ,,Mallëngjehem, pra ekzistoj” – kështu formësohet kuptimi bashkëkohor i nostalgjisë, që përkufizohet si mall për të kaluarën.

    Duke ndjekur ,,historinë e hipokondrisë” së zemrës nga një dhembje kalimtare deri te një sëmundje moderne e pashërueshme, Svetlana Boym hapi një fushë të re kërkimi, vendosi një tipologji të re dhe zbuloi një estetikë të re: studimin e nostalgjisë, duke shkruar një lloj të ri të meditimit enciklopedik që na udhëheq nëpër misteret dhe ritmet e mallëngjimit, një kalendar jashtëkohor të ëndërrimit me sytë çelë dhe një traktat që e përcakton diagnozën e epidemisë sonë globale të mallëngjimit.

    Edhe pse në shikim të parë paraqet mall për një vend të caktuar, nostalgjia në fakt është mall për një kohë tjetër – për kohën e fëmijërisë sonë dhe për ritmin e ngadaltë të ëndrrave tona. Nostalgjiku dëshiron të udhëtojë prapa në kohë; ai refuzon t’i dorëzohet natyrës së pakthyeshme të kohës që na e bën jetën të hidhur. Në fakt, çdo referencë për diçka të këndshme e të dashur dhe të mbetur përjetë në kohë, ka detyrimisht një potencial nostalgjik, autorial dhe marrës.

    Në dallim nga nostalgjia restauruese, e shkëputur rrënjësisht nga çdo sferë ,,private”, ku aspekti emocional është në plan të dytë, te nostalgjia refleksive shkrimtari nxitet nga mallëngjimi i dhembshëm 𝘢𝘭𝘨𝘪𝘫𝘢, që kthimin në vendlindje, në shtëpi, gjithmonë e shtyn për më vonë; reflektimi drejtohet nga detajet dhe shenjat që zgjojnë kujtime, kurse vetë kthimi në vendlindje shtyhet për më vonë dhe shpesh edhe nuk ndodh kurrë. Shkrimtari e aspiron shakanë dhe ironinë, ai nuk do që ta rindërtojë vendin mitik të quajtur 𝘴𝘩𝘵𝘦̈𝘱𝘪, i cili ka kohë që është rrënuar, por para së gjithash ka prirje të thellohet në temën 𝘦 𝘬𝘢𝘭𝘶𝘢𝘳𝘢 𝘥𝘩𝘦 𝘬𝘢𝘭𝘶𝘦𝘴𝘩𝘮𝘦̈𝘳𝘪𝘢 𝘦 𝘬𝘰𝘩𝘦̈𝘴. Në reflektimin e tij, nostalgjiku është në kërkim të vetvetes dhe kthimi në vendlindje nuk nënkupton edhe plotësimin e identitetit, gjë që çon në një ndjenjë ambivalence, e ndonjëherë edhe në përpjekje (të pasuksesshme) për t’u kthyer në të.

    Duke mos ditur asgjë për njëri-tjetrin (bashkëkohës, të dy të lindur në v. 1959), autori kosovar Migjen Kelmendi shkruan dhe boton romanin ,,Gryka e kohës” afërsisht në periudhën e njëjtë kur Svetlana Boym, në një pjesë tjetër të botës, punon në traktatin e saj ,,E ardhmja e nostalgjisë” (The future of nostalgia).

    Pa njohur përmbajtjen që krijon tjetri, që të dy, edhe S. Boym, edhe M. Kelmendi, ëndërrimtarë të së njëjtës ëndërr, sikur në mënyrë të padiskutueshme ndjekin njëri tjetrin, gjejnë njëri-tjetrin, bien dakord me njëri tjetrin dhe plotësojnë njëri-tjetrin.

    Romani “Gryka e kohës“, në dukje si një prozë faktografike, por në thelb një prozë fiktive, është një roman i rrezatimeve mbi ashpërsinë e jetës dhe mbi fatet e tradhtuara të personazheve në një kontekst mbresëlënës historik; portret i një kohe në ekspozim të dyfishtë filmik, nga sfondi i të cilit shkrimtari nëpërmjet situatave dhe atmosferave që përputhen me shprehjen skenarike, nëpërmjet përshkrimeve mallëngjyese dhe delikate, metaforave të mrekullueshme dhe narracionit të pasur, shumështresor, na e prezenton me mjeshtëri mozaikun e një kohe.

    Në ,,Gryka e kohës”, nga vetë titulli njohim një autor që, duke vuajtur për një kohë tjetër, për ritmin e ngadaltë të së kaluarës, derisa nëpër faqet e librit i rikrijon peizazhet mahnitëse, rrugët, ambientet dhe dekorimet e Pejës së lashtë (dhe të vendeve të tjera të vendlindjes), derisa na rrëfen për njerëzit, për virtytet e tyre dhe për mbrapshtinë e pasioneve të njeriut, në fakt kërkon butësi, kujtohet në fëmijërinë, në fytyrat e derdhura në mbrëmjet verore, ndërsa refuzon me kokëfortësi t’i dorëzohet kohës që na e bën jetën të hidhur.

    Duke ia dhënë gjyshit të tij Arif rolin e aktorit kryesor në shfaqjen e mrekullueshme të romanizuar ,,Gryka e kohës”, përmes aktrimit virtuoz të personazheve që i ka formësuar vetë, autori-ëndërrimtar na tregon një rrëfim, në të cilin koha rrjedh sipas logjikës së vet:

    “𝘔𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘻𝘣𝘳𝘪𝘵𝘶𝘳 𝘯𝘨𝘢 𝘙𝘶𝘨𝘰𝘷𝘢 𝘯𝘦̈ 𝘗𝘦𝘫𝘦̈, 𝘢𝘵𝘢 𝘪𝘴𝘩𝘪𝘯 𝘳𝘳𝘦̈𝘻𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘨𝘢 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘣𝘰𝘵𝘦̈ 𝘬𝘶 𝘬𝘰𝘩𝘢 𝘮𝘢𝘵𝘦𝘫 𝘮𝘦 𝘲𝘪𝘳𝘪𝘯𝘫 𝘥𝘩𝘦 𝘳𝘳𝘪𝘥𝘩𝘵𝘦 𝘯𝘨𝘢 𝘱𝘰𝘴𝘩𝘵𝘦̈-𝘭𝘢𝘳𝘵, 𝘥𝘶𝘬𝘦 𝘶 𝘥𝘦𝘳𝘥𝘩𝘶𝘳 𝘯𝘦̈ 𝘲𝘪𝘦𝘭𝘭, 𝘢𝘵𝘫𝘦 𝘬𝘶 𝘥𝘰 𝘵𝘦̈ 𝘥𝘦𝘳𝘥𝘩𝘦𝘴𝘩𝘪𝘯 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘴𝘩𝘱𝘪𝘳𝘵𝘦̈𝘳𝘢𝘵 𝘦 𝘵𝘺𝘳𝘦 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘥𝘪𝘵𝘦̈ (“𝘢𝘵𝘦 𝘥𝘪𝘵𝘦̈ 𝘲𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘦̈ 𝘦 𝘬𝘦𝘮𝘪 𝘵𝘦̈ 𝘴𝘩𝘬𝘳𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘦̈ 𝘣𝘢𝘭𝘭𝘦̈”), 𝘯𝘦̈ 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘣𝘰𝘵𝘦̈, 𝘯𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘤𝘪𝘭𝘦̈𝘯 𝘬𝘰𝘩𝘢 𝘮𝘢𝘵𝘦𝘫 𝘮𝘦 𝘬𝘭𝘦𝘱𝘴𝘪𝘥𝘦̈𝘳 𝘥𝘩𝘦 𝘳𝘳𝘪𝘥𝘩𝘵𝘦 𝘯𝘨𝘢 𝘭𝘢𝘳𝘵-𝘱𝘰𝘴𝘩𝘵𝘦̈. 𝘙𝘶𝘨𝘰𝘷𝘢𝘴𝘪𝘵 𝘪𝘴𝘩𝘪𝘯 𝘵𝘦̈ 𝘣𝘪𝘯𝘥𝘶𝘳 𝘴𝘦, 𝘱𝘰𝘳𝘴𝘪 𝘭𝘶𝘮𝘦𝘯𝘫𝘵𝘦̈ 𝘦 𝘶𝘫𝘪 𝘲𝘦̈ 𝘥𝘦𝘳𝘥𝘩𝘦𝘯 𝘯𝘦̈ 𝘰𝘲𝘦𝘢𝘯, 𝘯𝘫𝘢𝘴𝘩𝘵𝘶 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘬𝘰𝘩𝘢 𝘲𝘦̈ 𝘴’𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘵𝘫𝘦𝘵𝘦̈𝘳 𝘱𝘰𝘴 𝘯𝘫𝘦̈ 𝘭𝘶𝘮𝘦̈ 𝘪 𝘱𝘢𝘥𝘶𝘬𝘴𝘩𝘦̈𝘮, 𝘥𝘦𝘳𝘥𝘩𝘦𝘵 𝘯𝘦̈ 𝘲𝘪𝘦𝘭𝘭, 𝘯𝘦̈ 𝘢𝘵𝘦 𝘰𝘲𝘦𝘢𝘯 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘢𝘧𝘶𝘯𝘥, 𝘯𝘦̈ 𝘢𝘵𝘦 𝘰𝘲𝘦𝘢𝘯 𝘨𝘫𝘪𝘩𝘵𝘦̈𝘬𝘰𝘩𝘦̈𝘴𝘪𝘦.”…

    Përmes mallëngjimit për hapësirat e imagjinuara të fëmijërisë së tij, përmes humorit suptil dhe ironisë së shpeshtë të pranishme në roman, autori krijon peizazhe përplot imazhe të mrekullueshme (mahnitëse, ndonjëherë pikëlluese, kurse tjetër herë të gëzueshme) nga jeta që rrjedh si Bistrica në shtratin e vet dhe, duke ndjekur rrjedhën e vet, bart dhe shtreson ngjarje të papritura në amfiteatrin e Bjeshkëve të Nemuna: “𝘙𝘶𝘨𝘰𝘷𝘢 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘢𝘫𝘰 𝘱𝘫𝘦𝘴𝘦̈ 𝘦 𝘷𝘢𝘳𝘨𝘮𝘢𝘭𝘦𝘷𝘦 𝘲𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘕𝘦𝘮𝘶𝘯𝘢 𝘶𝘢 𝘭𝘢𝘯𝘦̈ 𝘦𝘮𝘳𝘪𝘯 𝘵𝘦̈ 𝘤𝘪𝘭𝘦̈𝘯, 𝘴𝘪 𝘯𝘦̈ 𝘴𝘩𝘢𝘫𝘯𝘪, 𝘵𝘢 𝘳𝘳𝘰𝘬 𝘴𝘺𝘳𝘪 𝘨𝘫𝘦𝘳𝘴𝘢 𝘵𝘪 𝘫𝘦 𝘪 𝘮𝘢𝘩𝘯𝘪𝘵𝘶𝘳 𝘮𝘦 𝘎𝘳𝘺𝘬𝘦̈𝘯 𝘦 𝘧𝘢𝘮𝘴𝘩𝘮𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘙𝘶𝘨𝘰𝘷𝘦̈𝘴, 𝘮𝘦 𝘢𝘵𝘦 𝘩𝘪𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘛𝘦̈ 𝘔𝘢𝘥𝘩𝘪𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘮𝘦 𝘬𝘳𝘦𝘴𝘩𝘵𝘢𝘵 𝘯𝘦̈ 𝘮𝘢𝘫𝘢𝘵 𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘤𝘪𝘭𝘢𝘷𝘦 𝘦𝘥𝘩𝘦 𝘯𝘦̈ 𝘱𝘪𝘬𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘦𝘳𝘦̈𝘴 𝘬𝘢 𝘣𝘰𝘳𝘦̈. 𝘈𝘯𝘥𝘦𝘫 𝘯𝘨𝘢 𝘢𝘯𝘢 𝘦 𝘩𝘪𝘫𝘦𝘴.”…

    Përmes kujtimeve të personazhit kryesor këmbehen skena dhe aktorë shkëlqyes:

    “𝘔𝘦𝘯𝘥𝘪𝘮𝘪 𝘪 𝘳𝘶𝘨𝘰𝘷𝘢𝘴𝘪𝘵 𝘲𝘦 𝘤̧𝘦𝘭𝘦̈𝘴𝘪 𝘲𝘦̈ 𝘩𝘢𝘱𝘪 𝘬𝘶𝘵𝘪𝘯𝘦̈ 𝘦 𝘱𝘢𝘤̧𝘦𝘭𝘶𝘳 𝘬𝘶𝘳𝘳𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘮𝘣𝘢𝘮𝘦𝘯𝘥𝘫𝘦𝘴 𝘴𝘦̈ 𝘈𝘳𝘪𝘧𝘪𝘵 𝘱𝘳𝘦𝘫 𝘯𝘨𝘢, 𝘵𝘦̈ 𝘴𝘩𝘱𝘳𝘶𝘴𝘩𝘶𝘳𝘢, 𝘣𝘦̈𝘯𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘴𝘩𝘱𝘦̈𝘳𝘵𝘩𝘦𝘯𝘪𝘯 𝘱𝘢𝘮𝘫𝘦, 𝘲𝘦̈ 𝘈𝘳𝘪𝘧𝘪 𝘪 𝘬𝘶𝘫𝘵𝘰𝘪 𝘦 𝘪 𝘱𝘢 𝘱𝘦̈𝘳 𝘩𝘦𝘳𝘦̈ 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘢𝘳𝘦̈, 𝘢𝘴𝘵𝘶 𝘵𝘦̈ 𝘭𝘢𝘳𝘦̈𝘻𝘶𝘢𝘳𝘢 𝘮𝘦 𝘴𝘩𝘬𝘦̈𝘭𝘲𝘪𝘮 𝘵𝘦̈ 𝘱𝘳𝘢𝘳𝘶𝘢𝘳 𝘬𝘶𝘫𝘵𝘪𝘮𝘪.”…

    Në skenën e aktrimit rolet e tyre do t’i luajnë me mjeshtri Sofia e bukur që përmallohet për idenë e të dashurit, ëndërron me sytë çelë dhe shkruan letra shumë të bukura; malësori trim rugovas Ramë Ujkani, i cili në mes të skenës së jetës dhe për të mbijetuar në të, detyrohet ta peshojë gjënë më të çmuar ndër malësorët e Rugovës, dinjitetin; gruaja dhe nëna Zake tradicionalisht e flijuar, banorët lokalë dhe tregtarët e pasur dhe përfaqësuesit të politikave të paqëndrueshme në kontekstin e ashpër historik ballkanik midis dy luftërave botërore dhe mandej, të shekullit XX. Ritualet e ndryshme fetare zhvillohen qetë në skenën e jetës; kalojnë ushtri dhe sëmundje; pushtuesit e mëparshëm ua lënë vendin të rinjve; disa breza do të zëvendësohen nga të tjerë në mashtrimin e quajtur jetë, së cilës nuk mund t’ia parashikojmë as fuqinë, as mundësitë. Dhe mbi të gjitha këto (si ndonjë hije) bjen një shall i madh e i bardhë për t’i mbuluar.

    (Ky recension është publikuar në gjuhën maqedonase në portalin e njohur “libertas.mk”. Alida Muça, autorja e këtij recensioni, është përkthyese e romanit të Kelmendit në gjuhën maqedonase, të botuar ditë më parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark