×
  • Lajme
  • Lajme

    Reforma në drejtësi, kushti i vetëm i BE-së për Shqipërinë

    Insajderi
    03 March 2016 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vizita e përfaqësues së lartë të BE-së në Tiranë, Frederica Mogherini ka dhënë një mesazh të qartë për Shqipërinë që synon anëtarësimin në BE.

    “Ju duhet të miratoni reformën në drejtësi dhe të çlirohen nga e kaluara për të punuar për të ardhmen e Shqipërisë drejt BE-së, një obligim që i detyrohen jo vetëm shqiptarëve që i kanë votuar por dhe vetë Evropës”, ka thënë Mogherini.

    Sipas saj, BE e di se kjo reformë është e vështirë por pa e përfunduar këtë reformë BE nuk do ta marrë parasysh anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

    “Ne e dimë që duhet reformë e thellë tërësore dhe gjyqësore. Nuk duhet të harrojmë se përse është kjo reforma në gjyqësor. Kjo reformë do hapë rrugën për rekomandim nga KE  për të nisur negociatat që vendet anëtarë të marrin një vendim për këtë çështjen.  Duke u bazuar tek Venecia bëni gjënë e duhur miratoni atë. Bëni reformën në drejtësi”, ka thënë Mogherini para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë raporton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark