×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Refugjatët e mbijetuar nga përmbytja: 500 veta kanë vdekur

    Insajderi
    20 April 2016 - 21:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ekip i UNHCR-së, ka intervistuar të mbijetuarit e një anije të mbipopulluar që u mbyt në Mesdhe në atë që mund të jetë një nga tragjeditë më të rënda në krizën e refugjatëve dhe emigrantëve në 12 muajt e fundit.

    Sipas të mbijetuarave, më shumë se 500 njerëz mund ta kenë humbur jetën nga kjo përmbytje e anijes që u fundos në Detin Mesdhe në një vend të panjohur midis Libisë dhe Italisë.

    Kanë mbijetuar vetëm 41 prej tyre 37 burra, tri gra dhe një fëmijë tre vjeçar që u shpëtuan nga një anije tregtare me 16 prill, raporton Insajderi.

    Të mbijetuarit janë 23 somalez, 11 etiopian, 6 egjiptas dhe një sudanez.

    Të mbijetuarit i kanë thënën UNHCR-së se kishin qenë pjesë e një grupi prej 100 deri në 200 njerëz që u nisën javën e kaluar nga një lokalitet afër Tobruk në Libi në një anije 30 metra të gjatë.

    “Pas disa orësh në det, trafikantët tentuan që të transferonin pasagjerët në një anije të madhe që mbante qindra njerëz por që kishte kushte tmerrësisht të mbipopulluara”, thuhet në një deklaratë të UNHRCR-së.

    “Në një moment, gjatë transferimit, anija më e madhe u përmbys dhe njerëzit filluan të mbyteshin”, citon UNHCR-ja duke u bazuar në rrëfimet e të mbijetuarve, raporton Insajderi.

    Të 41 të mbijetuarit janë ata që nuk kanë hipur fare në anijen e madhe si dhe disa që kanë arritur të notojnë nga anija e madhe në të voglën. Të mbijetuarit udhëtuan nëpër det ndoshta tre ditë para se të shpëtoheshin me 16 prill.

    UNHCR thuhet se ka vizituar të mbijetuarit që po gjenden në stadiumin lokal në Kalamata ku janë duke u strehuar përkohësisht nga autoritetet lokale, derisa po u nënshtrohen procedurave policore.

    Deri në këtë vit, 179 mijë e 552 refugjatë dhe emigrantë kanë arritur në Evropë nëpërmjet Detit Mesdhe dhe Egje. Të paktën 761 kanë vdekur ose janë zhdukur në përpjekje për ta bërë këtë udhëtim.

    UNHCR vazhdon të bëjë thirrje për rritjen e shtigjeve të rregullta për pranimin e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Evropë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark