×
Show

Refugjatja siriane zgjidhet “mbretëreshë e venës” në Gjermani

Insajderi
04 August 2016 - 12:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Studentja siriane, Ninorta Bahno, 26 vjeçare, është zgjidhur “mbretëreshë e venës”, sipas një festivali tradicional që mbahet çdo vit në Gjermani.

Ajo kishte ikur nga lufta civile në Siri para tri vitev.

Një Sirian i krishterë e ka zgjedhur si “mbretëreshën e venës”, në qytetin Trier, në perëndim të Gjermanisë, në regjionin e venës Moselle në kufi me Luksemburgun.

Ajo ka thënë, “se shpresoj që ky çmim do ta ndihmoj dhe inkurajojë në integrim”.

“Gjermania është një vend shumë mikpritës dhe punon shumë në integrimin e refugjatëve, shpejtë dhe me shumë sukses” ka thënë ajo për Deutsche Welle.

“Për refugjatët është shumë vështirë në fillim që të integrohesh në një vend të ri”, ka shtuar ajo.

Zgjedhja e “mbretëreshës së venës”, është traditë në Gjermani, që nga viti 1930.

Vitin e kaluar Gjermania ka pranuar një milion emigrantë, që kanë arritur nga Siria. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark