×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Refuzimi i projektit amerikan për gazin nga Qeveria Kurti, Çitaku thotë se do të ketë pasoja, ishte kundërpërgjigje ndaj rusëve

    Insajderi
    03 November 2021 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Qeveria Kurti ka bërë gabim kur e ka refuzuar projektin e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gazinpërçues.

    Sipas Çitakut ky projekt më shumë se sa energjetik, ishte projekt politik strategjik.

    intervistë për Insajderin nënkryetarja e PDK-së u shpreh se ky projekt ishte kundërpërgjigje ndaj qeverisë ruse.

    “Ky ka qenë një gabim strategjik i qeverisë Kurti, pasojat e së cilës do t’i vuajmë për një kohë të gjatë. Çështja e gazpërçuesit e mbështetur nga qeveria amerikane më së paku është çështje ekskluzive energjetike, kjo nuk ka të bëjë ekskluzivisht vetëm me sigurimin e pavarësisë energjetike, ky projekt si i tillë ka qenë një kundërpërgjigje e drejtpërdrejt ndaj institucioneve, qeverisë ndaj gazpërçuesit rus”, tha ajo.

    “Mjafton ta përcillni dëgjimin që para disa ditësh zotëri Escobar e pati në kongresin amerikan aty një pjesë e madhe e debatit u përqëndru përreth diversifikimit të burimeve të energjisë në këtë pjesë të Evropës si dhe rritjen e shkallës së pavarësisë energjetike të rajonit tonë nga influencat e rrezikshme, dashakeqe”, është shprehur nënkryetarja e PDK-së.

    Çitaku është shprehur e bindur se Kosova do të paguajë kosto për këtë refuzim.

    “Ky ka qenë një projekt energjetik po aq sa mos më shumë ka qenë një projekt politik strategjik. Ky është një gabim i cili do të na kushtojë neve, se ky projekt, gazpërçuesi do të bëhet u kyçem ose nuk u kyçem ne por ne si Kosovë do të paguajmë një kosto për shkak se kemi humbur rastin që të hyjmë në sferën gjeostrategjike të bllokut i cili i kundërvihet projektit rus në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ajo.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark