×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Refuzohet ankesa e FC Prishtinës, dënimi i FFK-së mbetet në fuqi

    Insajderi
    14 September 2022 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është refuzuar ankesa e FC Prishtinës ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor për dënimin që ia shqiptoi ditë më parë në lidhjen me ndeshjen derbi ndaj Ballkanit, që u zhvillua në stadiumi Fadil Vokrri javën e kaluar, shkruan Insajderi.

    Prishtina u dënua me dy ndeshje jashtë fushe dhe të dyja pa praninë e tifozëve, pas përleshjes së tifozëve “Plisat” me tifozët e Ballkanit “Xhebrailat”.

    Komisioni ka vlerësuar se dënimi i Shkallës së Parë ishte veprim i drejtë.

    Prishtina u mposhtë në atë ndeshje me rezultatin 0:1, ndërsa sot do të fillojë vuajtjen e dënimit pas ndeshjen me Malishevën si vendëse do të zhvillojë në Lipjan. /Insajderi/

    VENDIM

    Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 13.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoj se:

    Vendimi i Komisionit Disiplinor – shkalla e parë datë: 09.09.2022. Vërtetohet:

    ARSYETIM

    Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Komisioni për Ankesa ka shqyrtuar ankesën e FC “Prishtina”, lidhur me incidentin e shkaktuar në ndeshjen kampionale të xhiros së pestë ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë me datë 04.09.2022 , me ç’rast vërtetoi se vendimi I Komisionit Disiplinor – shkalla e parë i datës 09.09.2022 mbetet në fuqi. Komisioni për Ankesa më këtë rast konstatoi se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruar drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 119 pika A i Rregullores Disiplinore. Bazuar me këtë vendim të vërtetuar FC “Prishtina” , i mbetet t’i zhvillojë dy ndeshje të radhës jashtë fushës së vetë pa shikues dhe jashtë Prishtinës si dhe mbetet në fuqi sanksioni me gjobë me vlerë prej: 1200.€. Komisioni për Ankesa i shkallës së dytë, duke u bazuar në neni: 53, paragrafi 1, pika B ku thuhet ”në rast të hedhjes së mjeteve piroteknike, gjesendeve të forta, përleshjes së publikut në mes vete, hyrjes në fushë të publikut, prishjes së permimetrit të sigurisë (pa pasoja në zyrtar dhe pjesëmarrës në lojë) mund t’i shqiptohet dënim me të holla, dënim të fushës, dënim të publikut për përcjellje të ndeshjes (ndeshje pa prezencë të spektatorëve)” vërteton masën e dënimit nga ana e Komisionit Disiplinor – shkalla e parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark