Insajderi
Lajme

Refuzohet kërkesa e Zyrës së Auditimit për buxhet shtesë- Hoti e quan fillim “të keq” të kësaj legjislature

Insajderi
19 February 2026 - 11:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Refuzohet kërkesa e Zyrës së Auditimit për buxhet shtesë- Hoti e quan fillim “të keq” të kësaj legjislature
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike ka refuzuar kërkesën e zyrës Kombëtare të Auditimit për buxhet shtesë. Deputeti, Avdullah Hoti e ka quajtur fillim të keq të kësaj legjislature, shkruan Insajderi.

Sipas tij, buxheti shtesë i kërkuar nga ZKA është i domosdoshëm në mënyrë që Zyra Kombëtare e Auditimit të arrijë të kryejë të gjitha auditimet e parapara në kohë dhe me cilësi të duhur.

“Kjo sjellje e shumicës parlamentare është një fillim i keq i kësaj legjislature. Ky veprim tregon tendencën se si pritet të menaxhohet paraja publike në vitet në vijim, duke bërë gjithçka që të pamundësohet mbikëqyrja adekuate e shpenzimeve buxhetore”, tha ai

Reagimi i plotë:

Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike refuzon kërkesën për buxhet shtesë nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Ka qenë praktikë e etabluar në të gjitha legjislaturat paraprake që kërkesat buxhetore të institucioneve të pavarura, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga Kushtetuta, siç është rasti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, të miratohen gjithmonë në komisionet parlamentare dhe në Kuvend. Miratimi i kërkesave të tilla është bërë nën supozimin se ato janë të bazuara në ligje dhe rregullore përkatëse.

Një qasje e tillë e Kuvendit dhe e komisioneve parlamentare sa i përket kërkesave buxhetore të institucioneve të pavarura kushtetuese siguron balancën e pushteteve dhe ruan pavarësinë e tyre nga Qeveria.

Por, në mbledhjen e sotme, deputetët e shumicës parlamentare në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike votuan kundër kërkesës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për buxhet shtesë. Ky buxhet shtesë është i domosdoshëm në mënyrë që Zyra Kombëtare e Auditimit të arrijë të kryejë të gjitha auditimet e parapara në kohë dhe me cilësi të duhur.

Kjo sjellje e shumicës parlamentare është një fillim i keq i kësaj legjislature. Ky veprim tregon tendencën se si pritet të menaxhohet paraja publike në vitet në vijim, duke bërë gjithçka që të pamundësohet mbikëqyrja adekuate e shpenzimeve buxhetore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark